Vajza e Bedri Selmanit i pergjigjet Flaka Surroit: Ti, familja Surroi dhe krejt Grupi Koha keni qene klienta te rregullt te Hotel Victory!

flaka

Shkruan: Mimoza Selmani

Po e shoh që edhe e ashtuquajtura kolumnistja, Flaka Surroi paska marrë guximin të jap vlerësime mbi personalitetin e Bedri Selmanit.
Disa fjalë për Flakën.
Flaka,
Sinqerisht,
kur hapa sot kolumnen tënde mbi Hotel Victory-n dhe Bedri Selmanin, prita të jetë një shkrim përmbajtësor i cili do thirrte drejtësinë dhe shtetin ligjor të bëjë hetimet e duhura në këtë rast dhe të dëshmojë të vërtetën.  Në vazhdim, pritjet e mija ishin të lexoja se si ti ishe mirënjohese për të gjitha shërbimet që me vite i ke marrë nga Hotel Victory.
Por, u gabova!
Flaka, ti dhe famillja Surroi, si dhe i tërë Grupi Koha ishit klientë të rregullt të Hotel Victory.  Më kujtohet  që prej organizimeve të konferencave, koktejeve të ndryshëm të Grupit Koha, e deri te shërbimet catering për ditëlindje familjare jeni sherbyer vazhdimisht në Hotel Victory. Besa, ja vlen të përmendën edhe kërkesat e juaja të pafundme për sponzorizime të ndryshme.

Kështu që, Flaka është bonton dhe kod i etikës falenderimi dhe mirënjohja. Ti e din që çdo herë që ke dashur ti nderosh mysafiret tuaj, apo të takosh personalitete të rëndësishme të komunitetit ndërkombëtar dhe vendor, adresa ka qenë tek Hotel Victory.

Flaka, e pash që kishe marr guximin të luash edhe rolin e gjykatës duke komentuar mbi vlefshmërinë e
kontratës së Kosova Petrolit me Misionin e Kombeve të Bashkuara.

Flaka, nuk je kompetente të komentosh ligjshmërinë e kontratave që janë nënshkruar në New York, nga krye administratori i këtij Misioni në Kosovë. Si dhe, në atë kontratë nuk janë 12 pika të përfshira, por 61 pika të karburanteve. Kështu, që Flaka get your facts straight!

Flaka,
kam pasur përshtypje që je më e arsyeshme, e jo si vëllau yt i sëmurë mbas pushtetit dhe parasë. Nese doni të materializoni diçka, atëherë sigurisht nuk bëhet përmes shpifjeve dhe shantazheve që i beni vazhdimisht.
Nëse keni nevojë për me ju ligjëru se si krijohen të
mirat materiale duke krijua vlerë në treg, atëherë mund të organizoj ligjerata për ty në fusha të ndryshme se si fillohet një ndërrmarrje, si të validohen idetë në treg, si të bëhemi konkurrent ndërkombëtarisht e shumë fusha të tjera të bërit biznes pasi që i kam katër ligjërues vetëm në shtëpinë time që japin ligjërata në Universitete rajonale dhe botërore.

Duke e marrë parasysh që ti ke besuar gjithmonë në shërbimet
tona, besoj që edhe kësaj rradhe do shërbehesh prej neve.

Flaka,
të mirat materiale nuk krijohen përmes zhvatjes së fondeve nga organizatat e huaja, siç keni bërë me vëllaun tuaj pas luftës. Te mirat materiale vine vetëm atëherë kur krijon vlerë në treg.

E pash që në kolumnen tënde ishe bërë merak se ku jeton babi im tani. Flaka, pasi që është biznesmen i përmasave botërore ai patjetër që është në lëvizje, nëse ke nevojë për itinerarin e tij ditor të lutem më njofto. Këtë javë do jetë në San Francisco, në diplomimin e motrës time nga University of California, një kuadër shtesë që të mësoj ty se si të krijosh diçka me vlerë në treg.
Flaka, shpresoj që në kolumnen e rradhes do mbledhësh
faktet në mënyrë që të kesh sadopak përmbajtje.

Flaka, kur e merr verdiktin final drejtësia, sigurisht që do te ndjehesh  shumë keq që s’ke qenë në anën e duhur të historisë.