Qe ku vajza e Ismail Kadaresë propozohet si ambasadore!

besianakadare

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka propozu si ambasadore të Shqipnisë në Organizatën e Kombeve të Bashkueme në New York, vajzën e shkrimtarit, Ismail Kadare, Besiana Kadarenë.

Ndërkohë që nji propozim tjetër për ambassador asht edhe ai i drejtorit të Kabinetit të ministres së Mbrojtjes, Gjergj Teneqexhiun, si ambasador në Japoni.

Dy kandidaturat janë dorëzu në Parlament dhe do t’i nënshtrohen procesit të seancave ndegjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme.

Besiana Kadare u liru disa ditë ma parë nga Presidenti Nishani me kërkesë të ministrit Bushati nga posti i ambasadores n’UNESCO.

Ndërkohë që ajo asht ripropozu që të jetë drejtuesja e Misionit te Përhershme e Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkueme në New York.

Në këtë mision asht ende në detyrë Ferid Hoxha, i cili asht emnue gjatë qeverisjes së PD’s.