Valdete Bajrami tregon nëse ka me qenë pjesë e ‘Qeverisë Haradinaj’

Anëtarja e kryesisë së Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, asht shprehë e gatshme me qenë pjesë e Qeverisë së Ramush Haradinajt.

Bajrami, e cila në legjislaturën e fundit ka qenë shefe e grupit parlamentar të Nismës, nuk ka arritë me fitue mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 Qershorit si kandidate e koalicionit PAN.

“Unë nuk mundem me thanë asgja për momentin, por unë kam me respektue çdo vendim që ka me marrë kryesia e Nismës për këtë çashtje”, ka thanë Bajrami për lajmi.net, kur asht pyetë nëse ka ma qenë pjesë e qeverisë.