Valls e jep nji lajm të keq për Europën!

Europa asht në rrezik të ndamjes dhe mundeni me deshtue, tha kryeministri i Francës, Manuel Valls, gjatë nji vizite në Gjermani.
Ai tha se projektet europiane kanë nevojë për nji bazë të re dhe se Gjermania dhe Franca duhet me tregue forcën.

Në nji ngjarje të organizueme nga gazeta Sueddeutsche Zeitung, Valls po ashtu tha se Franca duhet me vazhdue me reformat e saj, perfshi uljen e taksave tregtare.

Ai tha se edhe Gjermania duhet me ba përpjekje të shtueme sa u përket investimeve.