Valon Murati porosi diasporës: Kur të ktheheni nga Kosova, mos e leni pa e ba këtë gja

Ministri i Diasporës, Valon Murati, vazhdon me qenë i afërt me diasporën shqiptare që vijnë dhe që largohen nga Kosova. Murati i ka sygjerue mërgimtarët që para se të marrin udhë në shtetet përkatëse, të kqyrin aplikacionin e MPB ku tregohet gjendja aktuale e pikave kufitare.

“Të dashur bashkatdhetarë, ju që po ktheheni nga Kosova në vendet ku punoni, para se të niseni ju lutem shikoni këtë aplikacion të MPB-së ku tregohet gjendja aktuale në pikat kufitare. P.sh. mund ta shihni se në Merdare pritjet janë deri në 4 orë, ndërsa në Mutivodë 2 deri në 5 min. Në raste të tilla, do të ishte mirë ta konsideroni t’i ndërroni pikat kufitare përmes së cilave e lëshoni Kosovën” thuhet në njoftimin e Muratit.

Kliko për aplikacionin.