Valon Murtezaj emnohet zavendësministër në MPJ

Zavendës Shefi i Stafit të Kryeministrit Isa Mustafa, Valon Murtezaj asht emnue zavendësministër i Punëve të Jashtme.

Vendimi për emnimin e Murtezajt në këtë pozitë tashma asht marrë dhe ai do të fillojë punën në MPJ, gjatë kësaj jave.

 
Zyra e Kryeministrit ka konfirmu për Express se Murtezaj asht emnue zavendësministër i Punëve të Jashtme.

 
Valon Murtezaj, në disa paraqitje publike, ka thanë se asht profesor universitar në Paris ku ligjëron landë që lidhen me diplomacinë dhe negocimin.

Murtezaj deri më tash ka qenë këshilltar politik për punë të jashtme i kryeministrit Isa Mustafa dhe vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.