Varrezat e pagërmueme

Në Serbi, prej vitit 2011 ka lokacione të shejueme, ku ka dyshime për varreza masive, por që asnjiherë nuk janë gërmue.

Serbia po vazhdon me negelizhue gërmimin e lokacioneve të dyshueme si varreza masive. Prej vitit 2011, simbas drejtuesve të Komisionit qeveritar për personat e pagjetun të Kosovës, ka vende të dyshueme si varreza masive të shejueme, por procesi i gërmimit vlerësues shtyhet me arsyetime të ndryshme.

Organizata joqeveritare “Thirrjet e Nanave”, ka kërkue nga Qeveria përshpejtim të procesit, tue njoftue se mbrenda 17 vitesh shumë prindë kanë vdekun pa ditun fatin e fëmive të tyne të marrë me forcë nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe.

Simbas Nysrete Kumnovës, nga shoqata “Thirrjet e Nanave”, nëse zvarritet e neglizhohet procesi i zbardhjes së të pagjetunve, nuk ka me mbetë ma prind ka me i pritë e me i varrosë mbetjet mortore të fëmive të tyne.