Varri i ushtarit të panjohun. Ceromonia e Edi Rames n’Amerikë!

8-rama

“Nji emocion i fortë, nji vend unik, nji moment krenarie si kryeministër i Shqipnisë”, e cilësoi kryeministri Rama këtë moment gjatë nji prononcimi për mediat.

Gjeneral Bradley A. Becker, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane së Distriktit Ushtarak të Washingtonit priti kryeministrin e Republikës së Shqipnisë, Edi Rama, gjatë nji ceremonie nderi të Forcave të Armatosuna të vendosjes së kunorës me lule në varrin e ushtarit të panjohun n’Arlington, Varrezat Kombëtare.

Ceremonia e vendosjes së kunorës u mbajt në nder të vizitës zyrtare të kryeministrit në Shtetet e Bashkueme.

“Jam thellësisht i prekun nga këto homazhe dhe solemniteti i jashtëzakonshëm i nji ceremonie të tillë.

Sigurisht jam krenar që si kryeministër i Shqipnisë me jepet mundësia që përmes kësaj pjese të vizitës sonë zyrtare në Washington, të deshmojmë respektin ma të thellë për herojtë e këtij vendi të madh dhe njikohësisht, përmes kësaj deshmie të rikonfirmojmë miqësinë, partneritetin dhe sigurisht, gatishmëninë tonë për të qenë në krah të SHBA’s në çdo sfidë të perbashkët, si anëtarë të NATO’s dhe si partnerë strategjikë”, ishte përjetimi i kryeministrit Rama mbas homazheve, në nji nga çastet ma të ndjeme të ditës.

Kryeministri Rama ishte i shoqnuem në këtë ceremoni nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Mbrendshëm, Saimir Tahiri.

 

rama-ceremoni

 

2-ramacermoni

 

3-ramacermoni

 

4-ramaceromoni

 

5-raamaceromi

 

7-ramaceremoni

 

8-rama

 

9-rama

 

10-rama

 

raamcer

 

rmacerem

 

ramacerr

 

ramacer