Varrimi i Fidel Castro’s: Qe cilët lidera botnorë kanë me marrë pjesë, e cilët jo!

Fidel Castro ishte figurë e politikave ndërkombëtare për ma shumë se 50 vjet.

Por, mënyra se si e ka udhëheqë Cuba’n e ndau opinionin, dhe liderat nëpër botë kanë vendos se a me marrë pjesë në varrimin e tij apo jo.

Lista e atyne që duen me ofrue respekt personalisht për Castro’n asht shumë e shkurtë, me disa aleatë të shquem që kanë vendos me dërgue delegacione në vend se me shkue vetë.

Pra, kush po udhëton për në Havana?

Nuk marrin pjesë: 

Mbase ma befasuesja asht se Vladimir Putin nuk merr pjesë, por dergon delegacion.

Ma pak befasuese, presidenti amerikan Barack Obama nuk merr pjesë, e as nuk dergon delegacion.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May, presidenti i Francës François Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel nuk shkojnë, por dergojnë delegacione.

Kryeministri i Kanada’s Justin Trudeau nuk shkon po ashtu, por dergon delegacion.

Presidenti i Kinës Xi Jinping nuk shkon, dergon delegacion.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi nuk shkon, dergon delegacion.

Diktatori i Koresë Veriore nuk shkon, por dergon delegacion.

Marrin pjesë:

Lista e liderave që kanë me marrë pjesë në varrimin e Castro’s asht, megjithatë, e shkurtë.

Presidenti i Venezuela’s Nicolas Maduro ka me marrë pjesë.

Edhe liderat e Ecuador, Rafael Correa, i Bolivisë Evo Morales dhe Nikaraguas Daniel Ortega kanë me marrë pesë.

Pritet me marrë pjesë edhe presidenti i El Salvador’it, Sanchez Ceren dhe i Mexikos Enrique Pena Nieto.

Nga Afrika Jugore kanë me marrë pjesë të paktën dy lidera, presidenti i Afrikës Jufore Jacob Zuma dhe ai i Zimbabw Robert Mugabe.

Prej Bashkimit Europian ka me marrë pjesë vetëm nji lider, kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras.

Lidera të tjerë të shquem europianë që kanë me marrë pjesë janë ai i Ireland Gerry Adams dhe ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos.