Varrosen bashkë dy të vdekunit e mbramshëm në Gjakovë

Për ngjarjen e mbramshme që tronditi Gjakovën, por edhe krejt Kosovën, ku nji person u vra dhe nji tjetër u vetvra, po zbardhen ende detaje.

Siç mëson gazetametro.net, dy të vdekunit ishin kusheri të afërt e që bartnin edhe mbiemnin e njajtë. Për këtë, edhe varrimi i nesërm ka me qenë i përbashkët, e madje edhe e pamja për ta ka me u ba në të njajtin vend.

Edhe pse Policia nuk dha shumë detaje, ka qenë nji dëshmitar okular, i cili del të jetë pronari ku ndodhi vrasja e mandej vetvrasja, i cili ka rrëfye momentin kritik.

Dëshmitari ka tregue se Krist Memaj kishte tentue me vra në fillim veten, por ishte ndalue nga kusherini i tij, Pjetër Memaj.

Si pasojë e këtij konflikti, Krist Memaj që posedonte allti në ato momente ka shti mbi kusherinin që kishte dashtë me parandalue vetvrasjen e tij, e mandej kishte qëllue edhe veten.

Ndryshe, rasti i randë ka ndodhë mbramë rreth orës 19:00 në katundin Jahoc të Gjakovës.