Varrosen dy fëmitë nga Drenasi që vdiqën në aksidentin e Novi Sadit

Dy fëmitë e vdekun si pasojë e nji aksidenti rrugor që ndodhi në Novi Sad të Serbisë, u varrosën sot në katundin Terstenik të Drenasit, në prani të shumë bashkëbanorëve e zyrtarëve të komunalë.

Simbas familjarëve të të ndjerëve, aksidenti që ndodhi javën që shkoi, u shkaktue nga nji person, i cili ishte në gjendje të dehun, që doli në autostradë e mandej nji kamion kishte përplasë disa kerre.

Përveç dy fëmive të vdekun, në gjendje të randë shëndetësore asht edhe baba i fëmive, i cili asht në koma. Edhe axha i tyne ash tue u trajtue në spitalin e Novi Sadit.

Përveç dy fëmive të ndjerë, familja Dvorani kanë edhe nji çikë.