Varrosen viktimat e para të permbytjeve n’Hasanbeg. E zhdukun edhe nji vajzë e vogël!

Në varrezat e fshatit Hasanbeg janë varros pesë viktimat e para nga katastrofa që preki këtë vendbanim.

Këtë e konfirmoi për Alsat, Fejsall Kadriu, nji nga imamët e fshatit, i cili shtoi se gjatë ditës edhe dy familje po bajnë përgaditjet për varrimin edhe të dy viktimave të tjera.

Hoxha Kadriu madje tha se nga personat e zhdukun në kerkim asht edhe nji vajzë e vogël, për të cilën familja nuk ka asnji njohuni se ku kane mujt me çu dallgët e ujit.

Banoret e ketij fshati në përgjithësi edhe sot u zgjuen të trishtuem nga katastrofa natyrore që kishte prekë këtë lagje.

Shumë familje, shtëpitë e të cilëve janë vizitue, janë nën ujë dhe çdo gja mbrenda tyne tashma asht shkatërrue dhe kalbë.

Banorët vazhdojnë me drejtue kritika ndaj institucioneve kompetente që nuk ndihmojnë në pastrimin e rrugëve në mbrendësi të fshatit.