Varroset Dijamant Zabërgja, viktima e sulmit në Munich

Kufoma e 21 vjeçarit, Dijamant Zabërgja, i cili u vra nga sulmi në Munich të Gjermanisë, tashma po pushon në varrezat e fshatit Ropicë të Komunës së Vushtrrisë.

Për me i dhanë lamtumirën e fundit Dijamantit, përveç familjarëve, ishin mbledhë edhe qytetarë të shumtë, të cilët bashkëndjejnë dhimbje me familjarët e tij.

Familjarët e tij, sulmin në të cilin humbi jetën 21 vjeçari e kanë cilësue si akt barbar, që u ka shkaktue dhimbje të mëdha.

Përveç familjarëve e qytetarëve të shumtë, në varrim kanë marrë pjesë edhe krena institucional, të cilët e kanë cilësue vdekjen e të rijve kosovarë si tragjike.