Vatikani sonte jehoi shqip

Kangëtarja me famë botnore me prejardhje nga Kosova, Rita Ora dhe kapiteni i kombëtares Lorik Canan kanë ba hapjen e koncertit qe u mbajt sonte për nder të shejtnimit të Nanë Terezës.

Rita Ora fillimisht ka ba hapjen e këtij koncerti në gjuhën shqipe. Ajo në gjuhën shqipe i asht drejtue të pranishmeve me mirëseardhje dhe përshëndetje.

“Zoja e zotërij, motra e vllazen, mirëmbrama”, ka thanë Ora.

Pjesën tjetër, nji dedikim Nanës Terezë, Rita e bani në anglisht, ndërsa përkthimin e bani ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipnisë, Lorik Cana.

Gjatë fjalimit Rita përmendi thanien e Nanës Terezë, “Vetëm dashnia ka me pshtue botën”.

Ne kete koncert, pervec shume ftyrave artistike, ishin te pranishem edhe krena ma te nalt politikë te Kosoves e Shqipnise, raporton Rrokum.TV.