Vazhdimin i seancës, po pritet konfirmimi zyrtar prej PAN’it

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka thanë se vazhdimin e seancës konstituive ka me thirrë “në momentin e parë” që lajmërohet zyrtarisht nga deputetët e PAN’it se i kanë numrat për votimin e kryeparlamentarit dhe të qeverisë së re.

“Seancën e vazhdoj kur të ma konfirmon zyrtarisht PAN’i se i ka ba numrat. Sepse, veç në bazë të lajmeve në media nuk mundem me thirrë seancën me i endë deputetët prej Kosovës me pi nga nji kafe”, tha Mikullovci në nji prononcim për kallxo.com.

Deputeti ma i vjetër i Kuvendit të Kosovës thotë se asht i gatshëm me thirrë seancën mbrenda ditës nëse PAN’i i konfirmon numrat dhe kërkojnë vazhdimin e seancës.

Shperndaje në: