Vazhdojnë gërmimet për varrezen masive të dyshueme në oborrin e UP

Departamenti i Mjekësisë Ligjore, në mëngjesin e sotëm ka fillue gërmimet afër kishës ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ku po dyshohet për varrezë masive.

Dyshimet për varrezë masive mbrenda kampusit universitar i përkrah edhe Përfaqësuesi i familjarëve të personave të zhdukun në Mitrovicë, Bajram Qerkinaj, i cili tha se asht gabim nëse përmendin numra.

Ma tej, Qerkinaj tha se asht i zhgënjyem se qysh mbs 17 viteve në Kosovë, në qendër të Prishtinës po gërmohet.

Simbas tij, egzistojnë dyshime të bazueme të jo veç nji dëshmitari, por të disa dëshmitarëve, të cilëve thotë se u besojnë.

“Due me thanë nji gja se unë si familjar jam i zhgënjyem, jam i prekun, jam i mërzitshëm për shkak se mbas 17 viteve në Kosovë, në qendër të Prishtinës po gërmohet. Asnji fjalë nuk mundet me u zotue, as me u thanë janë dy a tre, a dalin a s’dalin. Dyshimet e dëshmitarëve duhet shlye. A punohet sot a punohet edhe sot nji javë ende nuk duhet. Jena komplet stafi i njerëzve që merren me këtë çashtje, komplet jena tue punue edhe me kënaqësi për herë të parë e kemi edhe Prokurorin. Na po vina kadal-kadal tu u ndreqë në kambë dhe unë besoj që tue e zbardh fatin e atyne që na i kërkojmë”, tha Qerkinaj.

Qerkinaj konfirmojë se mbrenda dy ditëve ka me dalë rezultati lidhun me punimet që po zhvillohen në atë pjesë.