Vazhdojnë hetimet mbi vdekjen e 11 vjeçarit që u mbyt në gropë

Polica e Kosovës po vazhdon hetimet mbi vdekjen e 11 vjeçarit në gropën e fshatit Ramjan të Vitisë.

Zadhënësi i Polices së regjionit të Gjilanit, ka ba të ditun për KosovaPress se trupi i pa jetë i fëmiut ende nuk ju asht dërgue familjes.

Simbas tij, ajo gropë asht ba nga KFOR’i amerikan për stërvitjet që ata kishin, kurse, pronari i tokës tash vonë ka privatizue atë.

Megjithatë, kryetari i fshatit, Xhevat Sallauka, ka fajësue pronarin e tokës, në të cilën ndodhet gropa, mbasi ky i fundit asht dashtë me sigurue këtë pjesë.