Vazhdojnë sot bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ministria për Dialog, njofton se sot në Bruksel kanë me vazhdue takimet e nivelit teknik në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Qysh thuhet në njoftim, në agjendë të këtyne takimeve, simbas ministrisë, kanë me qenë çashtja e lëvizjes së lirë dhe ajo për kodin shtetnor telefonik të Republikës së Kosovës.

Ministrja Edita Tahiri, njiherit udhëheqësja e dialogut teknik, deklaron se, “marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e kerreve në mes të dy shteteve asht arritë javën e kalueme”.

“Ndërsa në takimin për çashtjen e kodit shtetnor telefonik ka me u diskutue për heqjen e bllokadës që Serbia po ia banë zbatimit të marrëveshjes për telekomin, përkatësisht kodit shtetnor telefonik për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.