Vazhdon beteja për rimarrjen e Mosulit n’Irak!

Forcat irakiane janë tue zbatue afatin, thotë Pentagoni të cilët tashma kanë fillue ditën e dytë të betejës për me rimarrë Mosulin, nga i ashtuquejtuni Shtet Islamik.

Por zadhanësi i Pentagonit, Peter Cook paralajmëroi se kjo gja mundet me  marrë kohë, për me pa se sa mund t’ju rezistojë luftimeve ushtarët e Shtetit Islamik.

Luftimet kanë vazhdue gjatë natës, ku militantët e ISIS kanë sulmue tanket e ushtrisë irakiane.

Nji korrespodent i BBC’s i cili po qendron përkrah forcave qeveritare tha se vija e tanishme e frontit asht 20 km në jug të qytetit.

ISIS ka “konfiskue” Mosulin si qytetin e dytë ma të madh të Irakut në Qershor të vitit 2014.

Lideri ekstremist “Abu Bakr al-Baghdadi, zgjodhi Mosulin si vend në të cilin shpalli formimin e kalifatit, kështu që rimarrja e qytetit do të jetë “simbolike”, simbas Cook.