Vazhdon gjykimi i grupit të Kumanovës, policia bllokon Shkupin!

kumanovaaa

Kompleksi gjyqësor në Shkup, mëngjesin e sotëm asht në rrethim të forcave speciale policore dhe mbykqyret nga nji helikopter i policisë së Maqedonisë.

Sot n’ora 11.00 vazhdon gjykimi i Grupit të Kumanovës ku n’bankën e të akuzuemve kanë me u ulë 29 të akuzuem për “terrorizëm” dhe pjesëmarrje në 28 orë luftë në Lagjen e trimave në Kumanovë.

Nga Gjykata thonë se në proces kanë me u sillë krejt të akuzuemit të vendosun në disa burgje të vendit.

Ndryshe procesi gjyqësor ndaj grupit kosovarë ka të bajë me përleshjen që pati me policinë maqedonase me 9 Maj të vitit 2015.

Bilanci i këtij incdenti ishte 8 polic të vramë dhe 10 kosovarë humbën jetën nga grupi i armatosun.

Ma shumë se gjashtë muej 29 personat të cilët ju dorëzuen policisë dhe qendrojnë në paraburgim, sot për herë të parë dalin në gjykatë për me deshmue rastin.

Ndërkohë, në gjykatën penale Shkupi 1 ka me u mbajt seancë publike ku pjestarët e grupit të armatosun kanë me dhanë deshminë e tyne se pse kanë qenë të pranishëm në Lagjen e Trimave në Kumanovë.