Vazhdon protesta e banorëve të katundeve Hade dhe Shipitullë

Banorët e katundeve Hade dhe Shipitullë kanë vazhdue protestën e tyne sot para komunës së Obiliqit.

Ata nëpërmjet kësaj proteste kanë kërkue që makineritë e KEK’ut ta ndërpresin punën në Hade dhe Shipitullë dhe të shfuqizohen vendimet e marruna nga Qeveritë e kalueme.

Fatmir Mirena nga katundi Hade tha katundeve.

“Të sigurohet jeta e banorëve për arsye se ekskavatorët E10 i Bardhit dhe E9 i Mirashit kanë hy në zonën e rrezikshmënisë rreth 120 metra, ku dihet që me ligj asht e parapame që makineria e KEK’ut me operue diku rreth 250 metra….Kemi kërkue nga kryetari që të gjitha vendimet që janë marrë nga ish Qeveria të shfuqizohen edhe të ulemi të bisedojmë me Qeverinë e re”, tha Fatmir Mirena.

Përveç ndaljes së punës së ekskavatorëve të KEK’ut, banorët e Shipitullës dhe Hades po kërkojnë edhe punësim dhe çmim i dinjitetshëm për pronën e tyne.

Shperndaje në: