Vazhdon punimet Seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO’s

Sot në Prishtinë i vazhdon punimet Seminari i 93’të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO’s, ku mes shumë personaliteteve ka me folë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në takimin treditor po diskutohet për perspektivën e Kosovës në marrëdhaniet me Bashkimin Europian dhe rolin evolues të NATO’s në rajon, që pason Samitin e Aleatëve të Liderëve të Shteteve dhe të Qeverive, të mbajtun në muejin Korrik, në Varsaw.

Seminari i ka fillue punimet dje dhe asht organizue në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO’s, Xhavit Haliti dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicrane, ndërsa po marrin pjesë ma shumë se 100 pjesëmarrës, tue përfshi 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO’s dhe vendet partnere./KosovaPress/