Vazhdon seanca e Kuvendit – pa Opozitën!

Asnjana prej tri subjekteve opozitare nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës plenare, që do të organizohet të mbahet të Martën.

AAK e Nisma e kanë shpall bojkotin edhe për seancat e tjera, e LVV asht përcaktu të mos jetë vetëm në këtë vazhdim.

Kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj, në nji takim me kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thanë se vendimi i partisë së tij dhe i Nismës për Kosovën për bojkot të Kuvendit të Kosovës asht kundërshtim i marrëveshjeve për Asociacion dhe Demarkacion.

Mbas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion me LVV’n për Prishtinën, Haradinaj ka thanë se janë në konsulta të rregullta me partitë politike opozitare dhe ato do të vazhdojnë të qendrojnë së bashku.

Lëvizja Vetëvendosje pokështu ka paralajmëru që do ta bojkotojë seancën e sotme por kjo parti ka ba të ditun që nuk do të tërhiqet përfundimisht nga Kuvendi i Kosovës mbasi që nuk deshiron që Koalicioni PDK-LDK të “kontrabandojë” marrëveshje apo ligje që e damtojnë Kosovën.