Vazhdon seanca e Kuvendit, qe çka pritet me ndodhë

kuvendi

Sot do të vazhdojë seanca e djeshme, e papërfundueme e Kuvendit të Kosovës, ku do të shqyrtohen disa projektligje.

Ndër pikat e rendit të ditës janë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të hueja, votimi i anëtarëve të Bordit Këshillëdhanës për Mbrojtjen e Mjedisit.

Po ashtu, do të votohen edhe raporti për Komisionin për Integrime Europiane dhe ai për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

Në këtë seancë do të shqyrtohet për herë të dytë edhe projektligji për patentë shofer.

Seanca e sotme asht vazhdim i asaj së djeshmes, në të cilën janë diskutue disa projektligje dhe asht zgjedh nji anëtar i bordit të Radio Televizionit Publik (RTK), dy anëtarë të komisionit të Pamvarun për Media, si dhe drejtori i Autoritetit Rregullator për Shërbime t’Ujit.