Vazhdon seanca për “Grupin e Kumanovës”

 

Në Kompleksin gjyqësor në Shkup sot vazhdon seanca e ardhshme  gjyqësore për “Grupin e Kumanovës”.

Në këtë landë kanë me u gjykue 37 të akuzuem për veprën penale “terrorizëm” dhe për “mbështetje logjistike”, në ndodhitë e 9 dhe 10 Majit të vitit të kaluem në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Mbas përfundimit të deshmive nga deshmitarët e mbrojtun sot seanca ka me qenë me dyer të hapuna, ku pritet me u prezentue deshmitë materiale nga ana e Prokurorisë.

Avokatja Artene Ademi tha se gjatë transportimit nga burgu për në gjykatë, pjesëtarët e njisive speciale kanë maltretue për nji orë të akuzuemin Enver Hoxha – Klain.

Ajo kërkoi nga përfaqësitë ndërkombëtare me ndihmue në parandalimin e dhunës.