Vazhdon sot në Bruksel dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

Sot në Bruksel fillon takimi dyditësh mes Kosovës dhe Serbisë, ku palët kanë me u angazhue për nji qasje konstruktive për të përmbushë obligimet që kanë në raport me çashtjet e drejtësisë dhe të kodit shtetnor telefonik.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila udhëheq delegacionin kosovar, ka deklarue dje se zbatimi i marrëveshjeve ka randësi qenësore për suksesin e këtij dialogu dhe për këtë arsye, Kosova asht e përkushtueme për zbatimin e tyne.

Ajo shtoi se dialogu i Brukselit po kontribuon edhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit europian siç asht dëshmue me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe përfitimet që kanë me i ardhë vendit tonë nga kjo marrëveshje.