Vazhdon sot seanca për miratimin e Rezolutës për vlerat e luftës së UÇK’s

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ka me vazhdue sot për me miratue Rezolutën për vlerat e luftës së UÇK’s.

Seanca e djeshme, e cila filloi në orën 10:00 dhe përfundoi në orët e vona të mbramjes, u përshkue me tone përkrahëse ndaj luftës së UÇK’s, kundërshtim të dënimit që u asht shqiptue Grupit të Drenicës dhe luftarëve të tjerë dhe me akuza e kundër akuza mes pozitës dhe opozitës.

Seanca asht mbajtë me kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK’s, mbas dënimit që u asht dhanë luftarëve të UÇK’s, të njohun si Grupi i Drenicës.

Mbas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, ka me vazhdue seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës.