Vdekja e Deharit: Dy prokurorë dhe nji grup i madh i policëve po merren me hetimet!

Vdekja ende e pa qartësueme e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ditë ma parë ka tronditë mbanë opinionin e gjanë.

Familjarët e Astrit Deharit dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkue hetim të pamvarun rreth detajeve të vdekjes së Deharit.

E lidhun me atë se deri ku ka arritë procesi i hetimeve, Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit Sylë Hoxha ka thanë për Telegrafin se janë tue punue që sa ma shpejtë të zbardhet ky rast.

“Jemi në vlugun ma të madh të punës, janë angazhue dy prokurorë dhe nji grup i madh i policisë, edhe nga policia qendrore por edhe nga policia regjionale e Prizrenit”, ka thanë Hoxha.

Ai ka shtue se së shpejti pritet me dalë edhe rezultati i autopsisë së trupit të Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Hoxha po ashtu ka tregue se prokurorët të cilët po merren me procesin e hetimit të vdekjes së Deharit janë prokurorë vendor.