Vdekja e Lady Diana, shoferi besnik zbulon sekrete nga nata e tmerrit

Në 1991, pak njerëz e dinin të vërtetën e martesës së Lady Diana: e cila po copëtohej, ndërkohë që princi Charles kishte rinisë lidhjen e tij me Camilla Parker Bowles.

E shkatërrueme, ajo kishte vendosë me ba publike anën e saj të historisë tue çue zemërimin e familjes Mbretnore të Britanisë së Madhe, por sekretet e saj ma të errëta dolën në pah vetëm mbas vdekjes.

Lady Diana vdiq në nji aksident në Paris, por edhe pse kanë kalue gati njizet vjet, misteri i asaj nate pushton tutujt e medieve britanike edhe ditët e sotme.

Colin Tebbutt, nji nga shoferët e saj ma besnikë, tregoi për “The Sun” natën e 31 Gushtit 1997, gjatë së cilës Lady Diana vdiq në nji aksident të tmerrshëm, tue ba publike detaje makabre.

“Mbas aksidentit atë nuk e çuen në nji morg, po në nji dhomë spitalore, ku trupin e saj e mbuluen me shumë batanije. Shumë njerëz të panjoftun vinin e shkonin dhe gjaja e parë që bana ishte që të ndaloja njerëzit që vinin të mos përkuleshin mbi trupin e saj”.

Por, kush ishin këta individë të panjoftun, të randësishëm që vinin të verifikonin trupin e vdekun të Dianas?

Colin Tebbutt nuk jep emna: “Njerëzit ishin anëtarë të qeverisë, nuk e dija se kush ishin … Ata nuk thanë asgja, vetëm se u përkulën, e shihnin dhe mandej iknin”. Ai shton: “E dija pse ata vinin atje, por nuk kam mujt m’i ndalue me adhë”.

Shoferi, megjithatë arriti me njoftë nji figurë politike, Presidentin e Republikës të asaj kohe në Francë, Jacques Chirac. Edhe ai erdhi vetë për me pa trupin e pajetë të Dianas. Edhe mbas disa orëve, ma vonë, kishte pak njerëz kuriozë që ngjiteshin në muret e dritareve për me pa trupin e Princeshës:

“Pashë njerëz që ngjiteshin nëpër muret, ata ishin pak ma larg. Dritaret nuk kishin perde, prandaj kërkova disa batanije dhe i vendosa në dritare që të mos shihej nga jashtë”.