Vdekja misterioze e truprojave të Rexhep Selimit, mbas atentatit ndaj aktivistit të LDK’s Fetah Rudit

Aktivisti i LDK’s, Fetah Rudi nga Malisheva, i cili ka mbetë invalid mbas atentatit ndaj tij, thotë se atë deshtën me vra truprojat e Rexhep Selimit, aktualisht deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata kanë ba aksident komunikacioni disa orë mbas kryemjes së veprës dhe kanë vdekë. Ata vdiqën në katundin Muzeçinë e Shtimës dhe atyne u asht ngritë nji lapidar.

“Tash ka dalë që kanë qenë tre persona në kerr, që të tre atë ditë kanë vdekur. Njëri ka qenë nga fshati Petrovë e Shtimes, tjetri nga Vërmica e Prizrenit dhe njëri nga Obiliqi. Sa kam qenë në spital në Prishtinë të njëjti njerëz i kanë pru aty dhe aty njerëzit që rrishin po thonë që ja këta janë që e kanë vra këtë deputetin e Malishevës. Sot nuk është as shoferi e as kamioni me të cilin ishin përplasur ata të tre. Nuk e di a ka kërku dikush hetim a çka ndodhur me tej”, ka thanë Rudi për Zona Express.

Fetah Rudit i ishte organizue edhe nji atentat tjetër. Ai ka thanë se atë kishte dashtë me vra Agim Zogaj, ose dëshmitari i mbrojtun, i cili ka vdekë kohë ma parë në Gjermani. Agim Zogaj ishte dëshmitar i mbrojtun në rastin “Kleçka” ku Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm.

laiiaa