Vdekja tragjike e dy fmive, familjarët akuzojnë Komunën

Vendi ku kanë humbë jetën dy fëmitë

Dy fëmi të Muhamet Mramorit kanë ndërrue jetë derisa po luenin pranë shpisë së tyne.

Ata kanë ra në nji gropë aty pranë, ku dhe kanë gjetë vdekjen.

Lajmi.net mëson se këto gropa janë ba nga nji kompani që po merrte gurë për me shtrue rrugë.

Familja nuk pranojnë me folë, por fajsojnë Komunën që kanë leju me punue aty pa sheja që paralajmërojnë se asht vend-punim.

Fëmitë kanë provu me u fresku në nji grop tepër të madhe, e cila asht plot dy vjet aty.

Banorët përreth thonë që Inspekcioni ka qenë disa herë, por nuk ja kanë ndërpre punën kësaj kompanie.

Afër gropës, policia dhe Inspeksioni nuk po lejojnë askend me u afrue pranë gropës.

Kur ngjarja ka ndodhë besohet se kanë qenë rreth pesë fëmi. Fëmitë thonë se djali ka dalë nga uji aty dhe ka ra sërish, ndërkaq motra ka provue me ndihmue dhe ka ra edhe ajo.

Familjes i ka pshtue edhe nji vajzë tjetër.