Vdekjet në QKUK dyshohet se erdhën nga gazi i prodhuem pa licencë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka konfirmue raportimet për dyshimet mbi gazin oksidol (N2O), si shkaku kryesor që çoi në vdekjen e pacientëve në QKUK.

Ismaili ka ba të ditun se nuk bahet fjalë për oksigjenin, por për oksidolin i cili asht përdor në disa salla të operacionit, për në dy prej tyne ka pas komplikime, shkruen Gazeta Shneta.

“Pista kryesore asht ky gaz. Inspektorët tanë kanë gjet nji kompani që nuk asht e licencueme për këtë punë, kanë prodhu këtë gaz pa licencë. Kompania ka licencë për import, por jo për prodhim”.

“Kam kërkue nga QKUK që të shpërndahet informacioni sepse ky gaz mund të shpërndahet edhe në spitale të tjera”, ka deklarue Ismaili në televizionin publik.

Ai ka shtue se kjo kompani asht identifikue dhe asht ftue edhe Policia e Kosovës në ndihmë.

“Kompania asht identifikue nga inspektorët tanë. E kemi thirrë edhe Policinë dhe asht izolue vendi dhe janë marr mostrat. Mund të jetë nji pistë e dyshimit”, ka thanë Ismaili.