Vdes autori që vuni zjarrin në nji spital në Tiranë

Autori i zjarrvanies së qëllimshme në ambientet e nji spitali privat në Tiranë, ka ndërrue jetë nga plagët e marra.

Ngjarja e randë dhe e pashembullt ndodhi mesditën e së Hanës në mbrendësi të pavionit të hemodializës, teksa pacienti Lefter Canaj, 57 vjeç, ka nxjerrë nga qesja nji bidon me benzinë dhe ka spërkatë pacientin tjetër Dashamir Saraçi, 47 vjeç, tue i vnue zjarrin.

Motivet e sherrit që sollën ngjarjen tragjike ende nuk dihen, ndërsa dëshmitarët folin për nji skenë të tmerrshme, raporton TCH.