Vdes bokseri legjendar, Muhammad Ali

Ka vdekë në moshën 74-vjeçare boksieri ma i famshëm i botës, Muhammad Ali.

Mbas nji problemi të randë në frymëmarrje dhe nji ranie në koma, ai ka mbyll sytë përgjithmonë në nji spital, në Feniks, Arizona.

BBC shkruen se boksieri vuente nga sëmundja e Parkinsonit për 32 vite.

Varrimi i tij ka me u ba, në qytetin e lindjes, në Louisville, Kentucky, ka ba të ditun familja.

Emri i tij i plotë në lindje ka qenë Cassius Marcellus Clay Jr.