Vdes e moshuemja që kceu nga kati i tretë i Spitalit të Gjakovës!

68-vjeçarja nga rajoni i Gjakovës, e cila para disa orëve ka tentue me ba vetëvrasje tue u hedh nga kati i tretë i spitalit të këtij qyteti, ka ndërrue jetë mbas lendimeve të marra.

Lajmin e ka konfirmue për Express, zadhanësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Kris Gjoka.

“Grueja ka qenë 68-vjeçare. Pacientja nga lendimet e marra ka ndërrue jetë. 68-vjeçarja kreu vetëvrasje, mbasi që e njajta ka kohë që ka qenë e shtrime në repartin e Pulmologjisë në spitalin e Gjakovës”, ka thanë Gjoka.

Viktima, simbas policisë, ka qenë shtetase kroate e martueme me nji kosovar.