Vdes edhe nji xhihadist shqiptar në Siri?

Nji faqe interneti e grupeve radikale ka njoftue se edhe nji shqiptar ka vdekë tue luftue si xhihadist në Siri.

Simbas këtij njoftimi personi në fjalë asht Fuad Mustafa, nga Maqedonia.

“Bie shehid vëllau jone Sejfullah Albani nga Hasanbegi (Fuad Mustafa)… Ishte agjërueshëm dhe nuk i pritoi punës, shkoi për tu ballafaquar me qafirët në kodrat e Latakias mirëpo nuk e dinte që ai vend do të ishte vendi i tij ku do te takohet me hyrit në xhenet me lejen e Allahut”, thuhet në këtë njoftim.

Ende nuk asht konfirmue vërtetësia e këtij lajmi.

hagdjgf