Vdes Fidel Castro, lideri i revolucionit komunist! Qe qysh vllau i tij e njofton Cuba’n (video)

_92669507_1fa9bcbc-4c51-4052-be1a-1ac2a639cb23

Fidel Castro, ish-presidenti i Kuba’s dhe lideri i revolucionit komunist, ka ndërrue jetë në moshën 90 vjeçare.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka ba televizioni shtetnor, i cili nuk dha ende hollësi të tjera.

Fidel Castro ishte lider i Cuba’s gjysë shekulli dhe e bani atë si nji shtet nji-partiak, e kjo para dorëzimit të pushtetit të vllaut të tij, Raul në vitin 2008, njofton BBC

Mbështetësit e tij e vlerësuen atë si nji njeri që kishte dhanë për shumë për Kubën.

Por, kundërshtarët e tij e akuzonin se e shtypte brutalisht opozitën.