Vdes ish Presidenti italian Carlo Azeglio Ciampi

Ka ndërrue jetë në moshën 96 vjeçare, ish-presidenti i Italisë, Carlo Azeglio Ciampi.

Ky i fundit ka mbajtë detyrën e presidentit që nga vitit 1999 deri në vitin 2006.

Ciampi ka lindë në 20 Dhetor 1920 në Livorno dhe para se të bahej president ka mbajtë detyra të tjerë të rëndësishme  si, Guvernator i Bankës së Italisë nga vitet 19769-1993, kryeministër në vitet 1993-1994, ministër i Tregtisë në vitet 1996-1997, ministër i Thesarit në vitet 1998-1999 dhe më pas ka marrë detyrën e presidentit të Italisë.