Vdes legjenda e lajmeve – Morley Safer

 

 Për 46 vjet bani histori në gazetari me emisionin ’60 Minutes’

 

CBS News  raporton per vdekjen e gazetarit, reporterit dhe korrespondentit  Morley Safer.

Safer, 84 vjecar zyrtarisht kishte dale ne pension javen e kalueme mbas 46 vjet pune. Simbas ketij rrjeti, shendeti i Safer ka qene i dobet, por grueja e tij Jane Safer thote se ai kishte vdeke nga pneumonia.

Safer, arriti popullaritet si korrespondent i luftes se Vietnamit kur ne vitin 1965 raportoi per marinsat amerikane si po diqnin nji fshat me civile te pambrojtun, per te cilin reportazh presidenti Lyndon Johnson donte ta cenzuronte dhe i bani presion menaxhmentit te CBS ta perjashtonin. Safer, po ashtu ishte deshmitar i ndertimit te murit te Berlinit ne vitin 1961.

Ne vitin 1970 i bashkohet emisionit ma te popullarizueme te lajmeve ’60 Minutes’ dhe iu perkushtua profesionit deri ne javen e kalueme kur u terhoq. Gjate ketyne 46 vjeteve ai kontriboi me 919 reportazhe.

Safer ishte fitues i 12 cmimeve Emmy,  fitues i trefishte i cmimeve Overseas Press dhe George Foster Peabody, e shume cmimeve tjera prestigjioze per gazetari.