Vdes në moshën 91 vjeçare themeluesi i Playboy (foto/video)

Hugh Hefner, themeluesi i Playboy, ka vdekë në moshën 91-vjeçare.

Hefner u lind më 9 Prill 1926 në Chicago, Illinois, dhe vazhdoi me u ba nji milioner mbasi themeloi revistën për burra në vitin 1953.

Të Mërkurën mbrama llogaria zyrtare e Playboy në Twitter njoftoi: ‘Ikona amerikane dhe themeluesi i Playboy, Hugh M. Hefner, vdiq sot. Ai ishte 91. #RIPHef ‘, transmeton Rrokum.TV

Vdekja e Hefner u konfirmue në nji deklaratë nga Playboy Enterprises që tha se ai “vdiq sot nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij, The Playboy Mansion, i rrethuem nga të dashtunit”.

Mbas njoftimit për vdekjen e tij, pati reagime edhe nga ftyra të njoftuna, të cilët shprehën ngushëllimet e tyne në rrjete sociale./DailyMail/Rrokum.TV

Shperndaje në: