Vdes njeriu qe ju ndihmoi shumë shqiptarëve

Rupert-Neudeck

Themeluesi i Cap Anamur, i cili ishte involvu në Kosovën e mbas luftës për ta rindërtue vendin, në baza humanitare, ka vdek sot, njofton gazeta gjermane Die Welt.

Humanisti dhe gazetari, Rupert Neudeck, ka vdek sot nga nji sulm në zemër në moshën 77 vjeçare.

Rupert Neudeck asht krijuesi i “Helmetave të Gjelbërta” dhe bashkëthemeluesi i “Cap Anamur”.

Neudeck ishte i angazhuem shumë për t’ju ndihmue refugjatëve.

Për këtë ai ishte cilësue nji “ekstremist kur asht fjala për bamirësi”.

Neudeck ka vdek mbas nji operimi në zemër, pak kohë mbasi ka festue ditëlindjen.

Ai u ba i njohun në mbanë botën, mbasi kishte shpëtu mija refugjatë vietnamezë në detin kinez, të ashtuquejtunit, “Njerëzit e varkave”.