Vdes nji tjetër kosovar në pllazhin e Velipojës

Nji i moshuem nga Kosova ka gjet vdekjen sot në pllazhin e Velipojës.

I moshuemi asht pa në vështirësi nga pushuesit, teksa lahej në det.

Ata kanë njoftue menjiherë ambulancën ndërsa kanë tentue me nxjerrë nga uji. Të moshuemit, 76-vjeçar me inicialet B.A i asht dhanë ndihma e parë mjekësore në qendrën Shëndetësore të Velipojës, por ai ka ndërrue jetë n’orën 12:05.

I moshuemi me banim në Prishtinë pushonte me familjarët në pllazhin e Velipojës në Shkodër.

Policia thotë se “po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”