Vdes nobelisti rebel i Letërsisë

Dario Fo, shkrimtari dhe dramaturgu italian, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1997, ka vdek në moshën 90 vjeçare.

Ai po vuente nga problemet në mushkni dhe kishte 12 ditë që ishte shtrue në spital.

Matteo Renzi, Kryeministri i Italisë, asht  shpreh i pikëlluem.

“Me vdekjen e Dario Fo Italia ka humb njanin ndër protagonistët ma të shquem të teatrit, kulturës dhe jetës qytetare të vendit tonë”.

“Satira e tij dhe kontributi i gjithanshëm kulturor janë trashëgimi e njanit prej  italianëve ma të medhaj të botës”.