Vdes personi që e ‘pshtoi botën’

Nji ish-oficer ushtarak që shmangu nji katastrofë të mundshme bërthamore në kulmin e Luftës së Ftoftë ka vdekë në moshën 77 vjeçare.

Simbas BBC, Stanislav Petrov, vdiq në shtëpinë e tij në Moskë në 19 Maj, por tash asht ba publike.

Petrov ishte në detyrë në nji qendër bërthamore të Rusisë në 1983 kur kompjuterët zbuluen raketa hymje nga ShBA.

Ai mori vendimin se ishte alarm i rremë dhe nuk e raportoi këtë gja te eprorët e tij. Veprimet e tij, që u zbuluen shumë ma vonë mendohet se kanë parandalue luftën bërthamore. Nëse ai kishte me gabue, shpërthimet nukleare kanë pasë me ndodhë mbas disa minutash.

Në vend që ta raportonte ngjarjen te ushtria sovjetike, ai kërkoi nji oficer dhe i tha se ka mosfunksionim të sistemit në kompjuter.

Mbas nji hetimi u zbulue se satelitët sovjetikë kishin identifikue gabimisht rrezet e diellit që reflektonin mbi re si raketa bërthamore.

Shperndaje në: