VDES PRINCI I MUZIKES

Prince, 57 vjecar, shiti mbi 100 milione albume gjate karrieres

Ne moshen 57 vjecare vdes muzikanti i shquem dhe me ndikim te madh botnor.

 

prince

Policia kishte marr thirrje emergjente ne mengjesin e te s’Ejtes ne pronen e tij ne Paisley Park ne Minnesota , njoftojne mediat amerikane. Mjeket e kishin gjete pavetedije ne lift dhe nuk kishin pase sukses me rikthye ne jete. Nuk ka detaje per vdekjen e tij, e cila asht nen hetim.

S’ka nji jave te plote qe kangetari i kishte shqetesue adhuruesit per shendetin e tij, tue ba avionin me aterue urgjentisht ne Illinois me 15 Prill dhe kishte deklarue qe asht me grip mandej.

Prince u ba superyll global ne vitet e 80’ta me albumet si “1999”, ‘Purple Rain’ dhe ‘Sign O’the Times’. Muzika e tij inovative ngerthente rock, funk dhe jazz. Prince shiti mbi 100 milione albume gjate karrieres se tij.