Vdes radikali italian i luftës për të drejtat e njeriut

Marco Pannella kishte vizitue disa herë Shqipninë, për me mbështetë Partinë Socialiste
Lideri i radikalëve italianë, njiherit protagonisti kryesor i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Itali, Marco Pannella ka vdekë sot në moshën 86 vjeçare, mbasi vuente nga dy tumore.

Përveçse kryetar partie, mbrojtës i emigrantëve, kundërshtar i pushtetit partiak dhe politik, Pannella njihet si shpikësi i konceptit të mosbindjes civile.

Për vdekjen e deputetit të Parlamentit Europian, kanë reague Kryeministri italian, Presidenti i Parlamentit Europian etj.

Marco Pannella ishte i njoftun për botën shqiptare, për aleancën e tij me Partinë Socialiste të Edi Ramës.

Në vitin 2010, Pannella u dha mbështetje deputetëve të Partisë Socialiste që kishin hy në grevë urie para selisë së Qeverisë, që atëherë drejtohej nga Sali Berisha.