Vdes shkrimtari dhe diplomati Teodor Laço

Shkrimtari dhe diplomati Teodor Laço ka ndërrue jetë në moshën 80-vjeçare.

Ai lindi më 29 Shtator të 1936 në Dardhë të Korçës.

Pamvarësisht se studioi për agronomi në universitetin e Tiranës, Laço ndoqi pasionin e tij për letërsinë, dhe nisi me botue që në vitet ’60.

Asht autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë.

Nji pjesë e librave të tij janë përkthye e botueme edhe në gjuhë të hueja.

Mbas viteve ’90 asht angazhue edhe në jetën politike të vendit.

Për 12 vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësue shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.