Vdes vëllau 10 vjeçar i Omran, ikonës së masakrave në Aleppo

Ali, vëllau 10-vjeçar i vogëlushit Omran Daqneesh (foto), i plagosun pak ditë ma parë nga bombardimet në Aleppo, foto e të cilit ka ba xhiron e botës, ka humbë jetën.

Vëllau i 5-vjeçarit asht vra gjatë të njajtave sulme që vetë ai u plagos.

Lajmin për ndamjen nga jeta të Ali, e ka ba të ditun Caroline Anning nga organizata Save the Children.

Për sulmet ajrore asht akuzue Rusia. Por, ministria ruse e Mbrojtjes ka mohue akuzat.