Vdesin dy t’arrestuem n’Shqipni: Familjarët akuzojnë policinë!

Ndërron jetë në Qendren Spitalore Universitare të Tiranë (QSUT) nji 54-vjeçar nga Lushnja, i cili ndodhej në dhomat e paraburgimit për damtim prone.

Policia njoftoi se Fadil Hoxha vdiq në ambientet spitalore në reanimacionin qendror në QSUT, mbas mbërritjes nga Spitali i Burgut.

Familjarët e viktimës kanë hedh akuza të randa ndaj policisë, mbasi 54-vjeçari i arrestuem pak orë para se me nderrue jetë vuente nga probleme me zemrën dhe tensionin, ndërsa në komisariat nuk ishin lejue që t’i jepnin ilaçet.

Po ditën, i dënuemi me 4.8 vite burgim Adem Alushi ka ndërrue jetën në ambientet spitalore mbas nji ataku kardiak.

Banori i fshatit Divjakë ishte arrestue mbasi kishte marrë disa ullijë nga toka e nji fqinjit të tij dhe ky i fundit e kishte denoncue.

Ndërsa prangosja ka qenë fatale për jetën e tij.

Menjëherë mbas vdekjes së Hoxhës policia ka reague në nji deklaratë të shkurtë për mediat, tue sqarue rrethanat e ngjarjes.

Simbas tyre, 54-vjeçari Fadil Hoxha i kishte me vete ilaçet që duhet të pinte për zemrën.

“Fadil Hoxha shfaqi shqetësime dhe lajmëruem familjarët për t’i sjellë ilaçe të tjera. Ai u vizitue nga kardiologu ma i mirë në Lushnje dhe na tha që ka kalue parainfarkt. 54-vjeçarin Fadil Hoxha e dërguem në QSUT, çdo lëvizje asht e regjistrueme” -thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë lushnjare.