Vdiq njeriu që ja ‘mundësoi’ fitoren Trump’it (video)

Shkruesi i lajmeve të rreme në internet gjatë fushatës së vjetme për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Paul Horner (38) asht gjet i vdekun në shtëpinë e vet në periferi të Feniksit.

Shkruesi kryesor i lajmeve të rreme në internet gjatë fushatës së vjetme për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Paul Horner, i cili pretendonte se Donald Trump u ba President tue ju falënderue atij, asht gjet i vdekun në shtëpi të vet, ndërsa ekspertët e forenzikës konsiderojnë se “rastësisht ka marrë dozë te teprueme të barnave”.

AP lajmëron se zadhanësi i zyrës së sherifit të rrethit Marikop, Marc Casey ka deklarue se trupi i Horner’it asht gjet në shtrat më 18 Shtator dhe se me obduksion nuk asht vërtetue se ka pas gjurmë të dhunës.

Casey ka thanë se Horner me vjet ka përdor barna të cilat jepen me recetë.

“Provat nga vendi i ngjarjes tregojnë se kjo mundet me qenë mbidozë e rastësishme”, ka thanë Casey.

 

Shperndaje në: